Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për të arrestuarit në lidhje me ngjarjen ku mbeti i vrarë 26-vjeçari Indrit Çelaj.

Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Bujar Kusin i cili është pronari i vilës ku Çelaj po kryente punimet si dhe babai i Albano e Griseldo Kusit të cilët dyshohen si autorë të vrasjes.

Mbi Bujar Kusin gjatë seancës së sotme ka rënë akuza për “moskallëzim krimi”, ndërsa akuzohet vetëm për veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës.

“Arrest me burg” është dhënë nga gjykata edhe për  Ferdinant Bakallin dhe Ali Sulën. Ndërsa për Luan Çakën është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Mbi katër të pandehurit rëndon akuza për veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës ndërsa Ali Sula dhe Luan Çaka akuzohen gjithashtu për moskallëzim krimi.

Indit Çelaj u qëllua para tri ditësh me plumb në kokë nga vëllezërit Albano e Griseldo Kusi të cilët janë në kërkim.

Flash Lajme