Partia Demokratike ka denoncuar rastin e Fusha shpk pasi paguan për luksin e drejtuesve të bashkisë me lekët e taksapaguesve të Tiranës që përfiton nga Veliaj me tenderë, koncesione dhe PPP.

Lidhur me këtë denoncim, PD deklaron se Prokuroria duhet të hetojë për lidhjen mes pagesave private për nënkryetarin Arbjan Maznikun dhe ndikimin e tij për marrjen e këtyre tenderëve.

Sakaq, pas denoncimeve të bëra nga selia blu, Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një shkresë Prokurorisë së Tiranës lidhur me çështjen e Arbjan Maznikut.

Selia blu pretendon se Mazniku në cilësinë e funksionarit të administratës  publike ka përfituar në mënyrë të parregullt dhurata.

“Kjo është fatura e numrit dy të bashkisë i cili për dy net në hotel AlmaBarcelona ka shpenzuar 1816 euro. Por ajo që përbën skandal përveç çmimit që ia kalon edhe abuzimit të ministrave të Ramës, është fakti se pagesa është bërë nga presidenti i kompanisë Fusha shpk, Shkëlqim Fusha nëpërmjet kartës së kreditit” ka denoncuar PD.

Në shkresë, Prokuroria e Përgjithshme kërkon informacion nga Prokuroria e Tiranës në lidhje me trajtimin e materialit prej saj, pa cënuar sekretin hetimor.

Duke marrë shkas nga publikimet e fundit në media, ju dërgojmë për vlerësim ligjor të dhëna të printuara nga mediat online ku përfshihen dyshime në lidhje me përfitim në mënyrë të parregullt të dhuratave prej funksionarit të adminitratës publike, shtetasit, Arbi Mazniku.

“Në mbështetje të nëneve 38 dhe 50/ 1 të ligjit nr. 97/ 2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, pa cënuar sekretin hetimor, kërkojmë informacion në lidhje mënyrën e trajtimit të materialit. “thuhet në shkresën e firmosur nga Alketa Zifla, drejtore e kabinetit të Prokurorisë së Përgjithshme dhe që mban datën, 3 shtator 2019.

Flash Lajme