Në seancën e radhës që po zhvillohet për çështjen Babale, avokati i gazetarit Jetmir Olldashi ka paraqitur disa përgjime të Fredi Alizotit me disa persona të tjerë.

Në një pjesë të përgjimeve, ka një tentative prej 10 herësh të Alizotit për të kontaktuar numrin 0682055399, që i përket Taulant Ballës, kryetar i grupit të PS-së.

Në seancë Alizoti kërkoi fjalen dhe tha që shumicën e bisedave ai e ka pasur me shoqëruesin e Sali Berishës, Sali Lushaj.

 “Gjyqtar thuaji të hapë të gjitha telefonatat sepse ka edhe biseda me shoqëruesin e Sali Berishës”, është shprehur Alizoti.

Avokati i Olldashit është shprehur se Alizoti ka pasur tentativa dhe për ta takuar nga afër Ballën.

Dosja “Babale” padyshim që trazoi shumë ujërat e politikës shqiptare dhe ccoi në shkarkimin e Fatmir Xhafajt, dhe dorëzimin e Geronit te drejtësia italiane. Zbardhja për të atë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë ka çuar në bankën e dëshmitarëve shumë figura të njohura.

Çështja që po gjykohet në Gjykatën e Tiranës ka vënë ish-deputetin e PD, Ervin Salianji, gazetarin Jetmir Olldashi, Albert Veliu (Babalja) dhe Fredi Alizotin nën akuzë për “kallëzim të rremë”.

/Faxweb.al)

Flash Lajme