Një aksident është regjistruar pak para mesnatës në kryeqytet. U tha se një automjet i blinduar me targa ruse kishte përfunduar me goma përpjetë pas një aksidenti, ndërsa drejtuesi i saj ishte zhdukur.

Por më vonë ka ardhur edhe reagimi i policisë për ngjarjen, e cila bëri të ditur se rreth orës 22.00, në afërsi të  sheshit “Shqiponja” një automjet me targa të huaja me drejtues shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Shkodër në rrethana ende të paqarta ka dalë nga rruga.

U raportua se si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në spital duke marrë mjekim.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në afërsi të sheshit “Shqiponja”  një automjet me targa  të huaja me  drejtues shtetasin E. D., 34 vjeç,  banues në Shkodër në rrethana ende të paqarta  ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën vetë drejtësi i mjetit i cili po merr mjekim në spital.

Grupi hetimor ndodhet  në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e pronësisë së mjetit si dhe të shkakut të daljes nga rruga.

Flash Lajme