Makina e një oficeri të policisë së Shkodrës është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Deri më tani bëhet e ditur se automjeti është në pronësi të oficerit të policisë, Arbër Duli, i cili e kishte parkuar makinën e tij pranë banesës.

Ai ka thënë se zjarrin që kishte përfshirë automjetin e ka vënë re rreth orës 04.00 të mëngjesit dhe se nuk ka asnjë dijeni për zjarrvënien e cila dyshohet si e qëllimshme.

Duli ka deklaruar se nuk ka probleme me askënd dhe Policia e Shkodrës ka nisur me hetimin për djegien e automjetit të oficerit.

Mësohet se oficeri Arbër Duli ka punuar në sektorin e Krimeve në Policinë e Shkodrës.

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 12.09.2019, gjatë natës, në lagjen “Fahri Ramadani”,  Shkodër është djegur pjesërisht mjeti tip Wolkswagen, në pronësi të shtetasit A. D., 34 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, i cili ka qenë i parkuar.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ve.

Flash Lajme