Aksidentet rrugore marrin shumë herë më tepër jetë njerëzore se aksidentet. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, thotë s: ”Megjithëse numri i viktimave nga aksidentet rrugore vijon të ulet (nga 353 në vitin 2010 ka zbritur në 213 në vitin 2018), aksidentet në rrugë vrasin shumë herë më tepër sesa kriminelët”.

Sipas ministrit, ndërgjegjësimi i përdoruesve të rrugës dhe i opinionit publik në përgjithësi mbetet rruga kryesore për të shpëtuar jetët njerëzore nga rreziqet e sjelljes së papërgjegjshme në rrugë. Lleshaj thekson se Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit janë të angazhuara për të shtuar përpjekjet në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore, ndërkohë që bashkëpunimi i qytetarëve mbetet i pazëvendësueshëm.

Flash Lajme