Qeveria i ka kërkuar ndjesë biznesit sa i përket ndryshimeve të përvitshme në taksa, të cilat sipas saj nuk kanë dhënë efektet e pritshme për sipërmarrjen. Ndërkohë që premton që paketat fiskale të hartohen çdo 3-5 vjet.

  Në këtë kuadër, është i domosdoshëm edhe një regjistër i detajuar biznesi, për të qenë më të qartë se cila është ajo gamë subjektesh që prekin ndryshimet në taksa.

Në tryezën ku u prezantua projekti BRE për fuqizimin e regjistrit të bizneseve në rajon, zv. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi u shpreh entuziast se kjo iniciativë do të ndikojë në rritjen e konkurrueshmërisë.

Ndërsa Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë i ka kërkuar Ministrisë së Financave një fond të veçantë për të mbështetur projekte të tilla, të cilat ngecin nëse nuk kanë financimet e duhura.

Projekti BRE, ka si qëllim krijimin e një rrjeti transnacional për të lidhur regjistrat e bizneseve në Itali, Shqipëri dhe Malin e Zi./scan

Flash Lajme