Vijon testimi fizik i konkurrentëve për 500 vende, për Patrullë të Përgjithshme, në Policinë e Shtetit. Gjatë ditës së sotme në këtë testim morën pjesë 120 konkurrentë. Drejtori i Kolegjit Policor, Drejtues Ylli Vasili u shpreh se: ”Sot është dita e tretë e testimit fizik.

Në përfundim të testit fizik çdo aplikant njihet me rezultatin dhe të gjitha rezultatet e arritura afishohen në ambientet ku zhvillohet testimi”.

Njëra nga konkurrentet, Rexhina Sina, në përfundim të testimit theksoi se ”policia ka qenë ëndrra ime. Jam stërvitur gjithë këta muaj fizikisht për të dhënë maksimumin. Edhe im atë ka qenë polic gjithashtu por tani ai nuk jeton më dhe këtë sfidë ia dedikoj atij”.

Në lidhje me përgatitjen fizike dhe vështirësinë e ushtrimeve që kërkohen për të kaluar testin fizik, një tjetër konkurent, Gregi Pasholli, gjatë konkurrimit tha se ”ushtrimet janë të përballueshme. Besoj se për një punonjës policie janë shumë të nevojshme. Dhashë maksimumin dhe do vazhdoj në të gjitha fazat në mënyrë që të kualifikohem për t’i shërbyer vendit tim”. Testimi do vijojë edhe në ditët e ardhshme.

Flash Lajme