Pas rrëzimit të 8 dekreteve të Presidentit nga Kuvendi në seancën e sotme plenare, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi.

Blushi, i është përgjigjur ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila sulmoi Presidentin Ilir Meta nga foltorja e Kuvendit.

Ndërkohë, nëpërmjet postimit zëdhënësi i Presidentit i bën thirrje Spiropalit të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor.

Reagimi i Presidencës pas rrëzimit te 8 dekreteve:

“E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, që i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste.
Klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të spostojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe interesin publik, dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë.”

Flash Lajme