Ditën e sotme në seancën plenare, Kuvendi me shumicë votash ka rrëzuar 8 dekretet e Presidentit të Republikës i cili i kthen ligjet për rishqyrtim. Në nisje të procesit të votimit, kryetari i Kuvendit Ruçi, sqaroi se dekreti për rishqyrtim e humbet fuqinë kur kundër tij votojnë shumica e anëtarëve të Kuvendit.

Me 19 vota pro 78 kundër dhe 4 abstenim, maxhoranca rrëzoi dekretin e presidentit “Për rezerva materiale të shtetit”. Gjithashtu kundër dekretit për rishqyrtim të ligjit “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve” votuan 76 deputetë.

Me 22 vota pro, 76 kundër dhe 3 abstenim Kuvendi rrëzoi gjithashtu dekretin për 2015 “Për vetëqeverisjen vendore”. Një tjetër dekret i Presidentit i shfuqizuar me shumicë votash në seancë plenare ishte edhe ai për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar” për të cilin votuan pro 23 deputetë, 76 kundër dhe 3 abstenuan. Me 22 pro, 76 kundër dhe 4 abstenim Kuvendi rrëzoi edhe dekrein për “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar ”.

74 deputetë u shprehën kundër dekretit “Për kthimin e ligjit nr. 51/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, dhe “Gjikuria”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum – Llogara”, sh.p.k., për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (ura e Shën Elizës)”.

Pavarësisht paralajmërimeve të kryedemokratit Basha, Kuvendi rrëzoi gjithashtu edhe dekretin “Për kthimin e ligjit nr. 51/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, dhe “Gjikuria”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum – Llogara”, sh.p.k., për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (ura e Shën Elizës)”, për të cilin votuan 22 deputet pro 74 kunder 4 abstenim.

Sakaq dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11255, datë 08.08.2019, “Për kthimin e ligjit nr. 52/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren”” u rrëzua me 77 vota në kuvend, 15 deputetë votuan pro ndërsa 11 abstenuan.

Gjithashtu Kuvendi rrëzoi edhe kandidaturën e Petraq Milos, për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i dekretuar nga Presidenti Meta.

Flash Lajme