Në një deklaratë për mediat, prokurori Vladimir Mara i cili është edhe personi që ka lëshuar 30 urdhër arrestet, është shprehur se bëhet fjalë për një megaoperacion që ka shkatërruar katër grupe kriminale.

Mara tha se Shqipëria është përdorur nga këto grupe kriminale vetëm për kultivimin e drogës dhe se farat e kanabisit apo drogërat e tjera vinin nga jashtë. Pas kultivimit, kanabisi dërgohej sërish në vendet e Bashkimit Europian për t’u shitur.

“Hetimet vazhdojne për dokumentimin ligjor për disa grupe të tjera kriminale të cilët veprojnë në disa vende të Bashkimit Europian dhe në Shqipëri. Secili prej të arrestuarve kanë një rol të veçantë. Pavarësisht se janë katër grupe kriminale ata kanë pasur një ndërvveprim të veçantë me njëri tjetrin. Ata sillnin farat e kanabisit nga vende të Bashkimit Europian, i kultivonin në Shqipëri dhe më pas i shisnin sërish në Europë. Brenda tre ditëve ashtu siç e kërkon edhe proçeduar të gjithë personat do të merren në pyetje përpara gjykatës”.

Goditen 4 grupe, Lleshaj: Përshkallëzim në luftën kundër krimit 

Flash Lajme