Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin e ri të Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shprehet se kontributet gjermane arrijnë në një total prej më shumë se 1 miliard euro në shumë sektorë.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste thekson se Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Pata kënaqësinë të takoja Ambasadorin e ri të Gjermanisë zotin Peter Zingraf. Mirënjohje??? për ndihmën e pakursyer. Kontributet/investimet gjermane?arrijnë në një total prej më shumë se 1 miliard euro në shumë sektorë. Gjermania mbështet fuqimisht rrugën tonë Europiane??????”, shkruan Balla.

Flash Lajme