Të tjera detaje janë bërë të ditur rreth aksidentit në Kapshticë, ku një kamion është përplasur me një automjet të tipit “Mercedes Benz”. U raportua se si pasojë e aksidentit të rëndë, i cili ka ndodhur në fshatin Kuç, ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i automjetit “Benz”.

I plagosuri është identifikuar si pedagogu Koço Nasto dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka marrë plagë të mëdha në trup.

Mjeti tip “Benz” që u përplas me kamionin rrezikon të shpërthej. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se mjeti i përfshirë në aksident është me impiant gazi dhe nga rrjedhja e gazit mund të shkaktohen flakë.

Një mjet zjarrfikës ndodhet në vendngjarje për të ndërhyrë në rast nevoje.

Ndërsa aksi nacional është aktualisht i bllokuar për shkak të aksidentit të ndodhur.

Flash Lajme