Ish-ministri dhe ish-deputeti i LSI-së Edmond Panariti i ftuar në studion e lajmeve në Fax Neës foli në lidhje me aktualitetin politik në vend.

I pyetur për zërat që kanë qarkulluar se fundmi për një marrëveshje midis Ramës dhe Bashës, duke lënë menjëanë sërish LSI-në, Panariti deklaroi se PD ka pasur një qendrim të qartë.

“Unë mendoj se nga opozita dhe eksponente të saj, por edhe nga kryetari i PD-së ka patur një qendrim të qartë se nuk ka marrëveshje të fshehtë midis Bashës dhe Ramës, Në marrëveshje e tillë do të ishte një gjë e kotë dhe në dëm për demokracinë e vendit, por edhe për opozitën. Nuk  mendoj se do të ketë marrëveshje. Nëse do të ketë dialog, nuk do të thotë se duhet të ketë marrëveshje. Jemi në një krizë përfaqësuesimi. Nëse do të ketë dialog do të ketë dy shtylla kryesore, për demokracinë zgjedhore, dhe do të ketë zgjedhjet të parakohshme që do të jenë vendore.”- u shpreh Panariti.

Flash Lajme