Plani i masave për forcimin e mbulesës vaksinale po zbatohet në të gjithë vendin. Në çdo institucion arsimor ka nisur kontrolli për kartelat e vaksinimit të fëmijëve që ata të jenë të shëndetshëm dhe të sigurt.

Inspektorët e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor kanë nisur në terren kontrollin e kartelave të vaksinimit në çdo institucion arsimor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, shprehet se: ”Ndërsa fëmijët kanë filluar çerdhet, kopshtet dhe shkollat inspektorët e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor janë të terren për kontrollin e kartelave të vaksinimit në çdo institucion arsimor, publik ose jopublik, që vogëlushët të jenë të shëndetshëm dhe të sigurt”.

Në gjithë vendin janë hapur 13 pika të reja të vaksinimit, duke e çuar këtë program parësor për shëndetin publik, në çdo komunitet, afër vendbanimit.

Flash Lajme