Komisioni i posaçëm i Reformës Zgjedhore, nisi punën këtë të enjte. Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i komisionit tha se nuk do të diskutohen propozimet e opozitës jashtë Parlamentit, burime nga brenda mbledhjes bëjnë me dijë se ftesa për ta do të jetë gjithmonë e hapur.

Ekspertëve të ndryshëm do t’u lihet një javë kohë për të sjellë propozime për çështje që lidhen me median, administratën publike, barazinë gjinore dhe për financimet e fushatave zgjedhore. Një ditë më parë ishte po Gjiknuri që i bëri ftesë opozitës jashtë parlamentare që të ishte në mbledhjen e sotme, por refuzimi erdhi nga Oerd Bylykbashi,

Prononcimi i plotë i Damian Gjiknurit

Brenda një jave ekspertët do të paraqesin draftet e para për të adresuar rekomandimet e OSBE-së. Opozita ka të drejtën e propozimit për sistemin zgjedhor që do të adresohet paralelisht me rekomandimet e OSBE-së. Ne e bëmë të qartë që cështja e sistemit, vota e emigrantëve apo të tjerë të komplikuar do të duan më shumë kohë, ne duam që brenda dhjetorit të mbyllim cështjet që kanë të bëjnë me rekomandimet. Meqë nuk ekmi -PD dhe ata nuk morën pjesë, do i diskutojmë në një tavolinë më të gjerë, meqë nuk ishin aty, dhe cdo rekomandim që të diskutohet të përtej këtij komisioni.

Nëse PD-ja do ta bojkotojë?

PD nuk ka sjellë propozime, në çdo draft që do të diskutojmë natyrshëm edhe ata kanë të drejtë të bëjnë propozime si shoqëria civile, komente dhe vërejtje.

Duke qenë se Reforma Zgjedhore është kusht, do i shkoni deri në fund edhe pa praninë e PD-së?

Ne i kemi kërkuar PD-së të gjejë cdo forme komunikimi, cdo propozim edhe pa qenë pjesë e komisionit, ne jemi gati që ato propozime që janë në përputhje me rekomandimet ti marrim në konsideratë, por të jenë sipas rekomandimeve të OSBE-së. PD-ja nuk është në parlament, komisioni do të paraqesë një draft dhe vetëm Kuvendi miraton ligjet.

Reforma do të ndahet në dy pjesë, opozita në Kuvend është dakord?

Jo nuk janë dakord, insistojnë për cështjen e sistemit zgjedhor. Por Shqipëria ka disa prioritete që lidhen me negociatat. Ne kemi vullnetin për ta parë cështjen e sistemit. Por komisioni filloi ta trajtojë cështjen dhe javë pas jave do të miratojmë paketa.

Jeni gati të diskutoni edhe për strukturën e posaçme të PD?

Nëse PD-ja zgjedh rrugë komunikimi apo ka propozimet e saj jemi gati ti marrim parasysh, tryeza me PD është përtej kodit, është e natyrës politike. Unë besoj që brenda dhjetorit kemi mundësi ti adresojmë cështjet që kanë të bëjnë me rekomandimet e OSBE-së.

Do të ketë ftesë tjetër për PD-në?

Ftesa është permanente për PD-në

Do të vetësakrifikoheni?

U ezaurua, PD-ja nuk e ka më në objektiv, ka të tjera.

Flash Lajme