Janë ndarë çmimet Nobel në letërsi për vitin 2018 dhe 2019. Për vitin 2019 fitues është shpallur austriaku, Peter Handke. Ndërsa për vitin 2018 fituese është autorja polake Olga Tokarczuk.

Ismail Kadare nuk ka arritur të fitojë as këtë vit çmimin Nobel për Letërsi, edhe pse ishte në mesin e kandidatëve.

Çmimi Nobel për Letërsi sivjet u nda dy herë pasi vitin e kaluar akademia suedeze e kishte anuluar ceremoninë për shkak të skandaleve të sulmeve seksuale, konfliktit të interesit dhe korrupsionit që kishin prekur këtë institucion.

Flash Lajme