“Dëgjuam që ishte vrarë një qytetar dhe një polic është plagosur.”, kështu u shpreh gjyshi i Marsida Qatjas, Isuf Llulla. Nëna e 3 fëmijëve u bë “mollë sherri” për ngjarjen e rëndë në Kavajë, ku humbi jetën 41-vjeçari Dritan Haxholli dhe mbeti i plagosur polici i burgut Bledar Toçi.

Në një intervistë për mediat, Isuf Llulla deklaroi se nuk ishte në dijeni për atë çfarë kishte ndodhur si dhe rreth shqetësimeve që kishte mbesa e tij me viktimën Dritan Haxhollin, me të cilin kishte patur një marrëdhënie jashtëmartesore, ndërsa bashkëshorti i saj vuan dënimin në një burg në Gjermani.

Intervista e gjyshit të Marsidës

Si e keni mësuar ngjarjen?
Dëgjuam tek ‘News24’ se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Që ishte vrarë një qytetar dhe një polic është plagosur. Por se dija se kush ishte. Ishte e papritur.

Kishte pasur kërcënime më parë Marsida?
Jo s’më ka thënë gjë. Se po ta dija, ndoshta do i dilnim kësaj të keqe përpara. S’më ka thënë gjë,

Jeni gjyshi?
Po gjyshi i Marsidës.

Me kë jetonte Marsida?
Vetëm me 3 fëmijët. Ka dy fëmijë nga burri i parë dhe 1 nga burri i dytë. Ka 3 vjet e martuar. Ai është në Gjermani. Di që ajo ka shkuar disa herë në Gjermani.

Ka pasur konflikte të mëparshme me viktimën? A e ka kërcënuar ndonjëherë? A e ka denoncuar?
Ajo mund të më jetë ruajtur mua për të mos krijuar këto polemika. Por mund të ketë pasur. S’më ka thënë.

Si i keni marrëdhëniet me Marsiden?
Si i kam marrëdhëniet?! Unë e kam rritur me sakrifica.

Intervista e marrë nga Balkanweb

Flash Lajme