Pavarësisht politikave dhe fushatave të qeverisë për të nxitur të rinjtë që të zgjedhin arsimin profesional si drejtimi i duhur që garanton integrimin në tregun e punës, në 3 vitet e fundit numri i nxënësve që regjistrohen në shkollat e mesme profesionale ka mbetur në nivelin rreth 20 për qind.

Çka do të thotë se qasja e qeverisë po rezulton e pasuksesshme në drejtim të rritjes së interesit. Zv. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Dajna Sorensen ka bërë me dije në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik,  se këtë vit janë regjistruar në shkollat profesionale 4832 të rinj.

Sektori më i kërkuar nga të rinjtë vijon të mbetet hoteleri-turizmi, aq sa Ministria ka vendosur kufizim në numrin e regjistrimeve.

Sa i takon shpërndarjes gjeografike, trendi i nxënësve që mbarojnë arsimin 9-vjeçar dhe zgjedhin atë profesional nuk është i njëjtë në të gjitha qytetet. Qyteti më problematik në këtë drejtim është Korça.

Ndjekja e arsimit profesional në 30 shkollat në vend është falas për të gjithë nxënësit, ndërsa ndjekja e kurseve të kualifikimit është falas për punëkërkuesit e papunë, kurse kategoritë e tjera duhet të paguajnë një vlerë modeste. / SCAN

Flash Lajme