Për partinë çame, të drejtuar nga Shpëtim Idrizi, Shqipëria nuk duhet të shikojë nga lindja, por nga perëndimi.PDIU ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama sot nga Serbia, se “Mini Shengeni Ballkanik” do të bëhet realitet më 2021.

Për partinë e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, Shqipëria nuk duhet shikojë nga lindja, por nga perëndimi.Deklaratë për media e PDIUSchengeni Ballkanik Serbi-Mal i Zi-Maqedoni e Veriut, një nismë e panevojshme dhe e dëmshme. Është e papranueshme një nismë rajonale që lë jashtë Kosovën dhe e pakonsultuar me të. Shqipëria s’duhet t’i japë frymëmarrje Serbisë në raport me Kosovën, por të jetë gjithmonë në krah të saj në raport me Serbinë. Një nismë e dëmshme që risjell idenë e ish-Jugosllavisë për një Konfederatë Ballkanike.Një nismë sjell një çorientim gjeopolitik. Shqiptarët janë të përcaktuar që në kohën e Rilindasve për të qenë pjesë e Europës, jo vetëm gjeografikisht, por dhe për t’u bërë pjesë e BE-së. Kemi që nga viti 2014 që Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat, e presim hapjen e negociatave/Shqiptarja.com

Flash Lajme