Banorët e Unazës së Re nuk i janë trembur arrestimeve nga policia dhe kanë dalë sërish në protestë mbrëmjen e sotme.

Protesta e banorëve të Unazës së Re ka filluar prej afro një viti në mbrojtje të shtëpive të tyre nga projekti për ndërtimin e rrugës.

Ditën e djeshme policia arrestoi tre persona për “bllokim rrugësh” ndërsa ditën e sotme banorët zhvilluan një protestë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku kundërshtuan veprimin e autoriteteve.

Foto nga protesta e sotme e banoreve te Unazes se re. Protesta u mbeshtet dhe nga opozita, nderkohe qe me heret banoret protestuan para Drejtorise se Policise pasi u arrestuan disa prej protestuesve

Si çdo mbrëmje, edhe sot, banorët kanë shpalosur pankarta si dhe kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe bashkisë së kryeqytetit kundër projektit që prek banesat dhe bizneset e tyre, një projekt të cilin ata e konsiderojnë si korruptiv.

Në mbështetje të banorëve kanë qenë edhe disa ish-deputetë të opozitës, Klevis Balliu, Oriola Pampuri dhe Xhemal Gjunkshi, që kanë ftuar të gjithë qytetarët të mbështesin këta banorë të cilët po luftojnë për shtëpitë e tyre.

Flash Lajme