Kryetari i Partisë Social Demokrate, njëherësh ish-ministër i Jashtëm, Paskal Milo ka bindjen se politika shqiptare nuk duhet ta kërkojë fajin tek të tjerët dhe euroskpetikët, për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, por duhet ta kërkojë përgjegjësinë te vetja.

Në intervistën e mbrëmjes për Rtv Ora me Beti Njumën, ai komentoi edhe marrëveshjen e mini-Shengenit të Ballkanit, mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në Novi Sad, për të cilën shprehu frikën e tij.

Kemi dëgjuar Kryeministrin, vetëm të gjejë justifikime ose për problemet e refuzimit të BE t’ia atribuoj opozitës?

Paskal Milo: “Absolutisht jo. Në radhë të parë përgjegjësia është e atyre që qeverisin, integrimi vendoset brenda në Shqipëri, pasi nëse vendosen standardet ato që quhen kushte, duhet të plotësohen kushtet, çdo gjë tjetër është demagogji. Kushtet sigurisht kanë një minimuim dhe maksimum. Shqipëria është më mirë të pranohet, negociatat me BE e mbajnë Shqipërinë në një monitorim të vazhdueshëm, në presion qeverinë. Dobia e hapjes së negociatave është që çdo qeveri në Shqipëri mbahet nën presion por një tjetër gjë varet nga mënyra sdi po ecën vetë BE, është në krizë identiteti. Më të drejtë presidenti Macron kërkon që të rregullohen punë aty brenda BE dhe të përcaktohet ecuria e tij. Ne nuk duhet të justifikohemi për mungesat tona me shqetësimet që ka BE”.

Teksa kërkojmë Brukselin na ofrohet Novi Sadi, sot u firmos ajo marrëveshje mini-Shengeni Ballkanik, çfarë është pse duhet mini-Shengeni ballkanik?

Paskal Milo: “Ky mini-Shenghen është një proces që ka ndodhur nuk është hera e parë që zbatohet në Ballkanin Perëndimor, është bërë edhe në vendet skabndinave. Unë e shoh, ndonëse ideja mund të jetë e drejtë, se i përgatit këto vende për hapjen e negociatave. Në kushtet ku ndodhet Ballkani perëndimor, sidomos Shqipëria është një hap që në mos duhet parë me dyshim duhet parë me kujdes. Shqipëria është vendi më i prapambetur, përkundrejt një Serbie që në çdo pikëpmaje është më e fortë se ne ka rrezik që tregu shqiptar të shërbej si një treg ku do shiten mallrat serbe, ku mallrat shqiptarë për shkak të konkurrencës të mos kenë vend, ndërkohë që marllrat serbë do kenë më tepër mundësi për të dominuar tregun shqiptar, se ekonomia serbe ka dominuar mbi atë shqiptare. Unë e shoh me dyshim. Nuk jam i sigurtë se ky hap do të jetë i dobishëm për Shqipërinë”

A e vendos ky mini-Shengen Shqipërinë nën ombrellën e Serbisë?

Paskal Milo: “Nuk do e thoja, pasi Shqipëria është vend i pavarur, vend anëtar i NATO-s. Kam frikë, se kjo do e vendosë ekonominë shqiptare nën një influencë dhe presion ekonomiko-tregtar serb. Serbia është më e fuqishme, ka më shumë prodhim, hapje, njohje, por mini-Shengeni nuk mund të jetë bërë pa mbështetjen e BE”.

Flash Lajme