Kryetari i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi është përplasur me aktivistin Altin Hazizaj teksa ishin të ftuar mbrëmjen e sotme në studion e ‘360 gradë’ të Artur Zhejit, në Rtv Ora, me temë “Feja hyn në politikë? Kisha katolike del hapur!”, ndërkohë që në lidhje direkte ishte biznesmeni Elton Ilirjani.

Gjuzi, Ilirjanit:  Kalo këtej nga Kavaja dhe Elbasani se ta tregoj unë. Prandaj ke vajtur në Athinë, se nuk ke vend këtu.

HazizajAi ka kryer dy krime, nesër që në mëngjes arrestohet në mos sot! E para po përdor gjuhë urrejtje e cila është krim i ndaluar në Shqipëri.

Gjuzi: Nuk ka gjuhë urrejtje!

Hazizaj: Ti po përdor gjuhë urrejtje, se nuk mundesh ti, ti thuash njeriu çfarë do bëjë me by.hë apo pa by.hë, është e drejta e tij të bëj çfarë të dojë. Mbylle gojën, mos fyej askënd, mos bëj gjuhë urrejtje. Je deputet dhe paguhesh me lekët e mia, me lekët e këtyre njerëzve. Ti je shërbëtor i popullit. Turp, je i pari që duhet ta mbyllësh gojën para qytetarëve.

GjuziHarroje të të them ty më fal. Harroje!

Hazizaj: Ti ha bukën e atyre njerëzve.

Gjuzi: Ti je mbrojtës i krimit, ti je mbrojtës i vrasjes së 5000 foshnjave që do lindnin në Shqipëri. Ti je avokat i krimit, që kërkon që shqiptarët të abortojnë fëmijët. 

Hazizaj: Mbylle gojën, po të isha si ty, nesër do shkoja në Prokurori. Ki kujdes, se po ha bukën e njerëzve kot. Unë paguaj taksa për ty, ti nuk paguan për mua. I ke prishur mendjen disa meshkujve ti.

Gjuzi: Kërkoni prishjen e etnogjenezës shqiptare. Vota ime do të jetë kundër komunitetit tuaj, kundër kriminelëve tuaj. 

Flash Lajme