Pas një aksioni policor në qytetin e Vlorës janë ndaluar 7 persona dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Operacioni i koduar “Vjeshta”, i cili ka zgjatur për një periudhë 6 muaj u bë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Ndërsa janë ndaluar nga Policia e Vlorës shtetasit:

-Çerçiz Velajt 33 vjeç, banues në fshatin Lapardha

-Bashkia Selenicë, Enton Likajt 28 vjeç, banues në fshatin Kotë

-Bashkia Selenicë, Daniel Nikajt, 22 vjeç, banues në fshatin Mazhar

-Bashkia Selenicë, Altiv Veizajt, 37 vjeç, banues në Vlorë

-Antonio Veizajt, 27 vjeç, banues në Vlorë

-Marjo Veizajt, 22 vjeç, banues në Vlorë

-Romeo Likajt, 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë.

Vlorë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vjeshta”

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni nga DVP Vlorë dhe FNSH Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës.

Ndalohen 7 persona e shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Në përmbushje të një prej prioriteteve kryesore të punës, atë të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së kultivimit e trafikimit të lëndëve narkotike, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me FNSH Fier kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Vjeshta”.

Ky operacion është realizuar në kuadër të hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, të cilat kanë zgjatur për një periudhë 6-mujore. Operacioni është përqëndruar në dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal kryesisht kundër ”Kultivimit të bimëve narkotike”, por edhe veprave të tjera penale si ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, ”Shpërdorimi i detyrës”, ”Armëmbajtja pa leje” dhe ”Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë këtij hetimi është dokumentuar në mënyre të plotë e të gjithanshme ky aktivitet kriminal për një nga zonat me risk të lartë për kultivimin e bimëve narkotike, siç janë Njësitë Administrative të Bashkisë Selenicë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë ekzekutuar urdhrat e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për arrestimin e shtetasve:

Ç.V, 33 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë.

E.L, 28 vjeç, banues në fshatin Kotë, Bashkia Selenicë.

D.N, 22 vjeç, banues në fshatin Mazhar, Bashkia Selenicë.

A.(Sh) V., 37 vjeç, banues në Vlorë.

A.V., 27 vjeç, banues në Vlorë.

M.V., 22 vjeç, banues në Vlorë.

R.L., 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e 3 shtetasve të tjerë dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Në vazhdimësi të këtij hetimi, janë evidentuar 24 raste të kultivimit të bimëve narkotike në 5 Njësitë Administrative (Armen, Sevaster, Brataj, Kotë dhe Vllahinë), ku më parë janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 16 persona (8 të arrestuar, 4 në kërkim, 4 në gjendje të lirë).

Janë sekuestruar 3 armë zjarri (2 kallashnikov dhe 1 pistoletë), 1 226 000 lekë dhe 4 850 €uro, 3 automjete dhe 19 aparate celulare, si dhe janë asgjësuar bimë dhe fidanë kanabis sativa.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, si dhe po punohet për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Policia e Vlorës falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe mbështetjen e deritanishme, duke i siguruar se është tërësisht e angazhuar në parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe krijimin e një ambienti sa më të sigurt. Në këtë kuadër fton cilindo që të denoncojë çdo rast të paligjshmërisë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital duke ju garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm.

Flash Lajme