Një aksident ka ndodhur në Elbasan, në zonën e Metalurgjikut. Mësohet se dy mjete janë përplasur, ndërsa katër persona janë plagosur lehtë. M.Ç, bashkë me dy fëmijët e saj, të moshës 4-vjeç dhe 4 muaj kanë mbetur të plagosur ndërsa shoferi dhe njëkohësisht bashkëshorti i saj, është jashtë rrezikut për jetën pasi nuk ka marrë lëndime serioze.

”Opeli” në të cilën udhëtonte familja është përplasur me automjetin tip ”Benz” të M.J. Ky i fundit e ka çuar në katër numrin e të plagosurve në këtë aksident.

Flash Lajme