“Ndjej obligimin moral dhe qytetar t’ju informoj se në asnjë moment as nga unë as nga familjarët e mi nuk është bërë asnjë presion ndaj organeve ligjzbatuese as për shoferin e kamionit dhe për asnjë person tjetër.

E vetmja gjë që na ka lehtësuar është që në aksident nuk është përfshirë asnjë jetë tjetër”.

Kështu deklaron deputetja e PS-së Blerina Gjylameti, e cila prek me fjalë zemre për ndarjen tragjike nga jeta të vëllait të saj në një aksident. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Gjylameti ka një porosi për të gjithë ata që merren me vdekjen e të vëllait., ndërsa u lutet që për hir të fëmijëve dhe familjarëve të saj mos të merreshin me këtë tragjedi.

REAGIMI I PLOTE
Te dashur miq!
Ju falenderoj pa masë të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë mua dhe familjes time në këto orë dhe ditë të vështira.
Ndjej obligimin moral dhe qytetar t’ju informoj se në asnjë moment as nga unë as nga familjarët e mi nuk është bërë asnjë presion ndaj organeve ligjzbatuese as për shoferin e kamionit dhe për asnjë person tjetër. E vetmja gjë që na ka lehtësuar është që në aksident nuk është përfshirë asnjë jetë tjetër.

Për ata që duan të përfitojnë për lajme e klikime nga fatkeqësi të kësaj natyre nuk kam asnjë koment t’ju bëj veçse tju kujtoj se po bëjnë një gjë të kundraligjshme.
Për të gjithë ata që kanë gjetur moment për të shprehur publikisht mllefet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj çdo lloj gjëje që ska të bëjë me jetën e vëllait tim i them bëhuni njerëz dhe mos e kalofshi kurrë një gjë të tillë.
Do t’ju lutesha për hir të fëmijëve dhe familjarëve të mi mos të vazhdoni më me aludime se cila ishte arsyeja e atij aksidenti të tmerrshëm.
Kjo është një barrë e jona mos e lodhni më veten.
Zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja!

NGJARJA
Ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë 37-vjeccari Elton Maçolli ndodhi në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan. Ai drejtonte mjetin tip Seat me targa AA 209 AR, i cili u përplas me një kamion me drejtues shtetasin D Sh., 33 vjeç. Maçolli ndërroi jetë në vend, duke mos i mbijetuar plagëve të marra.

Flash Lajme