Ministri Tomas Petricek flet, në një intervistë për REL, në lidhje me refuzimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut nga Këshilli Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, për ndikimin rus në rajon e të tjera.

Një valë skepticizmi mbizotëron në Ballkanin Perëndimor, pas vendimit të Këshillit Europain për të shtyrë nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Cili është pozicioni i Republikës Ceke sa i përket zgjerimit të BE-së?

Vendi im ka mbështetur procesin e zgjerimit si një nga politikat kryesore të Bashkimit Europian. I kemi mbështetur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në synimet e tyre për tu bërë anëtarë të BE-së. unë personalisht e konsideroj vendimin e Këshillit Europian në tetor si dështim. Për ne është e rëndësishëm tani ti sigurojmë partnerët tanë në Ballkan se ne do të duam të punojmë me ta. Procesi është ende i besueshëm. Ne duhet ta bëjmë pjesën tonë të brendshme. Por për ne e rëndësishëm është që BE-ja të përmbushë pjesën e saj të marrëveshjes, angazhimet e saj ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Edhe Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut kanë bërë shumë përparim gjatë viteve të kaluara dhe ne duhet ti inkurajojmë ta bëjnë rolin e BE-së në rajon të besueshëm.

E quajtët dështim shtyrjen e negociatave. Cilat mund të jenë pasojat?

Jemi në kontakt me të dyja vendet. Besojmë se përparimi do të vazhdojë. Të dyja vendet të vazhdojnë me reformat. Në të njëjtën kohë vazhdojnë aktivitetet me partnerët tanë në Bashkimin Europian. Për tiu shpjeguar se procesi dhe politika e zgjerimit është ajo që do të sjellë stabilitet e siguri në rajon. I cili tashmë është i rrethuar me vende të BE-së.

Si e shihni idenë për një partneritet të posaçëm midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian në vend të anëtarësimit të tyre të plotë?

Për Republikën Ceke duhet të ketë perspektivë të besueshme anëtarësimi. Ne besojmë se procesi i anëtarësimit bazohet në merita, por duhet të ketë edhe një përkushtim të fuqishëm në anën tonë që këto vende, sapo ti përmbushin të gjitha kushtet për anëtarësim, të lejohen brenda BE.

Shumë i kanë bërë thirrje BE-së që të përshpejtojë procesin e zgjerimit për të mbrojtur Ballkanin nga ndikimi negativ i Rusisë. Si e shihni përfshirjen e Rusisë në rajon?

Për ne është e rëndësishme që BE-ja të mbetet partner i besueshëm i vendeve të Ballkanit Perëndimor. ne jemi partner që kemi ambicie jo vetëm për të siguruar stabilitet në rajon, por edhe mirëqenie ekonomike dhe sociale për njerëzit që jetojnë në rajon. Gjatë vizitës sime në Maqedoninë e Veriut, kemi diskutuar shqetësimet për ndikimin e mundshëm të aktorëve që nuk mbështesin demokracinë, liritë dhe sundimin e ligjit në rajon.

A po e shqyrtoni procesin e tërheqjes së njohjes së Kosovës. A po e shqyrtoni këtë ju dhe kolegët tuaj në qeveri?

Jo qeveria Ceke nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj. Ne e kemi njohur Kosovën në vitin 2008 si shtet të pavarur dhe përpiqemi të zhvillojmë marrëdhënie korrekte dhe pozitive me Kosovën. Ne i mbështesim të gjitha vendet në rajon për tu bërë anëtarë të BE, por po ashtu është edhe mënyrë për zgjidhjen e shumë problemeve lokale, shumë tensioneve rajonale. Në të njëjtën kohë e mbështesim edhe dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës për të tejkaluar të kaluarën dhe për të shikuar se si mund të jetojnë së bashku në Europën e bashkuar

Flash Lajme