“E di se nga këndvështrimi ynë ndonjëherë është e vështirë të kuptojmë se po jetojmë në kohërat e Revolucionit të Katërt Industrial në botë. Por, kjo është e vërteta, dhe rajoni ka nevojë për të gjithë stimujt e mundshëm për ta përballuar këtë revolucion, për ta pëdorur atë në interesin e tij më të mirë dhe të nxjerrërritje dhe stabilitet ekonomik prej tij.

Prandaj Memorandumi i Mirëkuptimit (MM) që po nënshkruhet sot nga RCC-ja me Forumin e njohur Ekonomik Botëror synon të ndihmojë rajonin që të mbërrijë atje – duke përshpejtuar reformat kur bëhet fjalë për konkurrencën dhe novacionin tonë”, tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) pas nënshkrimit të memorandumit me Borge Brende, President i WEF-së, e pranishme në takimin e Liderëve të BB-së dje në Gjenevë.                                                                                              “Çështjet bilaterale kanë ndikimin e tyre negativ mbi bashkëpunimin rajonal dhe tani, përveç kësaj, kemi një dritë të kuqe dhe për ndikimin e anëtarësimit në BE. Integrimi rajonal nuk mund të ecë përpara pa integrimin në BE. Pra, sfidat para nesh do të jenë edhe më të mëdha: të forcojmë bashkëpunimin rajonal në kohërat e pasigurisë dhe të realizojmë pritshmëritë ndaj Procesit tëBerlinit lidhur me integrimin e rajonit në BE. Dhe, ndërsa BB-ja po pret për ca qartësi lidhur me zgjerimin e BE-së, ne kemi nevojë të zgjerojmë bashkëpunimin midis gjashtëvendeve të BP-së. Të gjithë ne duhet ta kuptojmë qartë çfarë po ndodh me proceset e bashkëpunimit në rajon, sepse konfuzioni rreth kësaj teme do të shkaktojë mëshumë ndikim negativ mbi bashkëpunimin rajonal”, tha Sekretarja e Përgjithshme Bregu pas takimit të liderëve.

“Rritja më e shpejtë ekonomike në Ballkanin Perëndimorështë krijimi i një tregu të vetëm, ose i Zonës Ekonomike Rajonale – REA, siç e quajmë ne. Rajoni do të kursejë çdo vit 800 milion euro, rreth 1% të PBB-së së BP-së nëse koordinimi ndërkufitar në BP arrin mesataren e BE-së. Një REA funksionale ndihmon që ekonomitë të jenë konkurruese në shkallë të gjerë, novacioni përhapet më shpejt në një treg të unifikuar dhe nuk duhet të harrojmëse, kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, ne flasim për një treg me 18 milion banorë. Kjo është arsyeja pse partneriteti me WEF-në është kaq i rëndësishëm – ai është një hap shtesë për nxitjen e Zonës Ekonomike Rajonale”, shtoi Bregu.

Bashkëpunimi me WEF-në parashikon nxjerrjen në pah tëpotencialit ekonomik të rajonit dhe përshpejtimin e përparimit ekonomik, nxitjen e partneritetit publik-privat dhe theksimin e reformave ekonomike për të përmirësuar ekosistemin e novacionit dhe konkurrencën e rajonit.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua si shtojcë e takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili u përqëndrua tek e ardhmja e rajonit, duke diskutuar për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe inkurajimin e pajtimit.

Takimi mblodhi së bashku liderët e rajonit, duke përfshirë Edi Ramën, Kryeministër i Shqipërisë, Denis Zvizdić, Kryetar i Këshillit të Ministrave i Bosnjë-Hercegovinës, Zoran Pažin, Zëvendëskryeministër i Malit të Zi, Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë, Boyko Borissov, Kryeministër i Bullgarisë, Andrej Plenkoviç, Kryeministër i Kroacisë, Marjan Šarec, Kryeministër i Sllovenisë. Në takim morën pjesë gjithashtu edhe Josep Borrell, Nënkryetar në Detyrëi Komisionit Evropian, Matthew Palmer, Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajcák, Ministër i Jashtëm dhe Çështjet Europiane i Republikës sëSllovakisë dhe anëtarë të nivelit të lartë të komunitetit ndërkombëtar.

Flash Lajme