Të gjitha objektet që kanë një vjetërsi mbi 50 vite do të inspektohen për qëndrueshmërinë. Kreu i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, deklaron se  në bazë të qëndrueshmërisë do të vendoset nëse kanë nevojë për rikonstruksion apo duhen shembur.

Kreu i Institutit të Ndërtimit deklaron se do të jenë bashkitë ato që do të vendosin  në lidhje me fatin e objekteve.

Për herë të parë në Shqipëri të gjitha ndërtimet që janë më të vjetra se 50 vite do të inspektohen nëse përbëjnë rrezik për shëmbje.

Kreu i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, deklaron se për çdo objekt do të vendoset pas vlerësimit të gjendjes.

Ndërkohë që do të jenë bashkitë që do të marrin vendimin përfundimtar nëse do riparohen apo do shemben.

Aktualisht nuk ka asnjë të dhënë për objektet që datojnë më të vjetra se 50 vite.

Hysenlliu: Këto tre kategori objektesh pasi të kontrollohen do të vihen në dorë të Enteve Vendore dhe mbi bazën e ligjeve që ekzistojnë ata kanë kompetencat e tyre për të vendosur se çfarë do të kryejnë me to, dop të riparohen, çmontohen.

Fillimisht mendohet që inspektimet të nisin nga institucionet që kanë më shumë impakt si kopshte, çerdhe dhe ministri.

Hysenlliu: Kontrollet e para që duhet të kryhen për këto objekte që kanë vjetërsi të madhe duhet të jenë objektet me impakt social-kulturor, si kopshtet, çerdhet, ministritë, pjesa e zyrave të pushteteve vendore por edhe objekti banimi që kanë problematikat e tyre.

Qeveria shqiptare e ka marrë  këtë vendim me pretendimin se jeta e njerëzve është primare  dhe pas kontrollit do të merren masat për të eleminuar  problematikën e këtyre objekteve.

/Ora News

Flash Lajme