Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj thotë se plani i qeverisë për të tërhequr shqiptarët nga Siria dështoi, pas tërheqjes së amerikanëve si dhe futjes së Turqisë brenda Sirisë. Në emisionin Opinion, ai tha se tani po ribëhet një plan tjetër për të tërhequr shqiptarët nga kampet në Siri.

“Në do të procedojmë me sukses. Në po punojmë fort që unë jam i angazhuar personalisht, për arsye se kur e shikon situatën në terren. Kur e kam parë këtë fëmijë, kur e kam prekur me dorë… Gjatë vizitës në Bejrut vlejti jashtëzakonisht shumë për mua për të lidhur kontakte. Kemi shpresë se shumë shpejt do të bëjmë një zgjidhje të këtij problemi”, tha ministri i Brendshëm. “Ne besojmë që ky kanal i ri, nga Bejruti, mund të funksionojë, kemi marrë disa garanci. Sigurisht që nuk punohet në një opsion. Shpresa ime personale, pas takimit që kam patur në Liban mund ta përdorim për të tërhequr edhe të tjerët”, tha më tej zoti Lleshaj.(INA)

Flash Lajme