Vendimi/ 4 dokumentet të reja për punonjësit e nëntokës, metalurgët e naftëtarët që kanë dalë në pension para vitit 2015. Dorëzimi i tyre në ISSH dhe llogaritja e kontributeve për të përfituar shtesën

Punonjësit e nëntokës, të cilët kanë dalë në pension para vitit 2015 duhet të drejtohen pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore për të përfituar shtesë mbi pagesat mujore. Kjo falë një vendimi që mban datën 11 nëntor 2019, por që është publikuar dje në fletoren zyrtare. Ky vendim i cili prek edhe profesionet e tjera të vështira, si naftëtarët dhe metalurgët dhe punonjësit e gazit referon edhe dokumentet që duhet të dorëzojë kjo kategori, sikundër edhe shumën vjetore të transfertës nga buxheti i shtetit dhe procedurave të financimit të fondit të sigurimeve shoqërore për trajtimin financiar suplementar të punonjësve.

Përfitimet

Për të përfituar pension për shkak të profesionit, personat që plotësojnë kushtet sipas ligjit, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse të sigurimeve shoqërore, plotësojnë dhe dorëzojnë në strukturat vendore të Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara ose në agjencitë lokale të sigurimeve shoqërore kërkesën për caktim pensioni sipas formatit të miratuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, të shoqëruar me: a) Fotokopjen e dokumentit të identifikimit, i nënshkruar nga vetë personi; b) Vërtetimin e zyrës së Gjendjes Civile në rast të ndryshimit të gjeneraliteteve; c) Librezën e punës të plotësuar në të gjitha rubrikat sipas llojit të punës; ç) Vërtetimin për bazën e vlerësuar për periudhat e punësimit nga data 1.1.1994 deri në datën e ndërprerjes së marrëdhënieve financiare nga puna ose vetëpunësimi; d) Vërtetimin e posaçëm të konfirmimit të llojit të punës në profesionet e vështira, sipas përcaktimeve në këtë ligj dhe në vendimin nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori, për efekt pensioni”, i lëshuar nga ndërmarrja ku personi ka qenë i punësuar, kur subjekti është aktiv ose nga dokumentacioni arkivor i sigurimeve shoqërore; dh) Vërtetimin për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për burrat); e) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton llojin dhe periudhën e punës për efekt pensioni, i njohur për zbatimin e dispozitave të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Shtesa mbi pensionin

Për të përfituar shtesë mbi pensionin sipas nenit 4, të ligjit të nr. 29/2019, “Për trajtimin financiar suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”, personat që plotësojnë kushtet e neneve 3 e 6, të këtij ligji, dhe janë përfitues të pensionit sipas ligjit nr. 4171, datë 13.9.1966, “Mbi sigurimet shoqërore shtetërore të Republikës Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar; ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; të pensionit të parakohshëm sipas nenit 96, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, të ndryshuar, si dhe sipas ligjit nr. 150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, kur data e lindjes të së drejtës për pension është deri më 31.12.2014, plotësojnë dhe dorëzojnë në strukturat vendore të Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara ose në agjencitë lokale të sigurimeve shoqërore dokumentet e mëposhtme: a) Kërkesën për përfitimin e shtesës mbi pension, sipas formatit tip të miratuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore; b) Fotokopjen e dokumentit të identifikimit, të nënshkruar personalisht, i cili duhet të jetë brenda afatit të vlefshmërisë; c) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton llojin dhe periudhën e punës për efekt pensioni, i njohur për zbatimin e dispozitave të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Instituti i Sigurimeve Shoqërore vendos në dispozicion të kërkuesve, brenda 10 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, formatin e kërkesës për përfitimin e pensionit për shkak të profesionit dhe për përfitimin e shtesës mbi pensionin, si dhe formatin e vërtetimit të posaçëm të konfirmimit të llojit të punës në profesionet e vështira.

Vërtetimet

Vendimi

Shtesa vjetore për pensionet suplementare

Qeveria ka miratuar këtë viti, një i cili referon ndryshime në masën dhe kushtet e përfitimeve financiare që do të jepen për ish-minatorët, të cilët për më shumë se dy vite kanë organizuar takime dhe protesta para kryeministrisë. Sipas ligjit, minatorët, veç daljes më herët në pension, përfitojnë edhe një shtesë mbi pensionin bazë prej 1 për qind për çdo vit pune që kanë në miniera. Sipas ligjit ekzistues, minatorët kanë dalë në pension që në moshën 55 vjeç, nëse kanë përmbushur dy kushte. Kanë pasur një periudhë të përgjithshme sigurimi 30 vjet e më shumë, nga të cilat jo më pak se 12 vjet e 6 muaj i kanë pasur punë në minierë.

Dokumentet

  1. a) Kërkesa për përfitimin e shtesës mbi pension, sipas formatit tip të miratuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore;
  2. b) Fotokopja e dokumentit të identifikimit, të nënshkruar personalisht, i cili duhet të jetë brenda afatit të vlefshmërisë;
  3. c) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton llojin dhe periudhën e punës për efekt pensioni, i njohur për zbatimin e dispozitave të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Flash Lajme