Gjatë dy ditëve në vijim disa lagje në Tiranë nuk do të ketë furnizim 24 orë me energji elektrike.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të OSHEE-së ku thuhet se për shkak të rikonstruktimit të kabinave energjia elektrike do të ndërpritet për disa orë.

Ja cilat janë lagjet e prekura nga kufizimet e energjisë në dy ditët në vijim:

09:00-15:00
Pjesërisht rrugët: “Mine Peza”, “Rruga Fortuzi”, “Vath Koreshi”, “Mihal Grameno”
09:00-10:00

Pjesërisht rruga “Gjin Bue Shpata”, pranë Drejtorisë së Tatimeve Tiranë
10:30-11:30
Pjesërisht rrugët: “Margarita Tutulani”, “Zef Jubani” pjeserisht.
12:00-13:00
Pjesërisht rrugët: “Komuna e Parisit”, “Sulejman Delvina” pranë Stadiumit “Selman Stërmasit”
21 Nëntor
09:00-15:00
Pjesërisht rruga “Tefta Tashko Koco”, pranë sheshit “Avni Rustemi”, “Mine Peza”.

Flash Lajme