Në një intervistë Live në emisionin Tempora në RTV Ora, zv/Ministrja e Brendshme Rovena Voda u pyet për numrin e ekspertëve të pavarur të përfshirë në ekspertimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Voda tha se nuk është përfshirë asnjë, por u bëri thirrje në emsion që të bëhen pjesë e grupeve të ekspertëve që janë aktualisht në terren.

Ndërsa moderatorja Sonila Meço tha se është vonë për shkak se kanë kaluar 7 ditë nga tragjedia.

Por Voda u shpreh se kanë qenë të fokusuar në shpëtimin jetëve.

Enton Abilekaj: Sa ekspertë të pavarur keni përfshirë?

Rovena Voda: “Kemi bërë thirrje prej disa ditësh, dhe unë jam plotësisht dakot, jo vetëm unë si kryetare shtabi, por e ka qene vendimi të gjithëve që në këtë proces duhet patjetër të përfshijmë edhe ekspertë të pavarur vendas. Kjo është shumë e rëndësishme. Kemi njerëz me eksperiencë të jashtëzakonshme dhe unë përfitoj nga rasti t’ju bëj thirrje që të gjithëve që ju lutem na kontaktoni dhe të vijnë të bëhen pjesë e grupeve tona, do të ishte vlerë e shtuar, e jashtëzakonshme. Nuk ka asnjë pagesë. Cilido inxhinier mund të vijë.

Ka një listë inxhinierësh të licencuar, ka një filtër të atij që do të ofrojë ndihmën. Kërkohet një eksperiencë në punë. Patjetër që do ketë filtër kontrollues nga Ministria përgjegjëse. Jo çdokush mund të vijë dhe të thotë që jam inxhinier. Por nuk mund të hedhim baltë. Kemi inxhinierëve të mirë që mund të na ofrojnë ekspertizën. I bëj thirrje kemi nevojë të lutem të vijnë.”

Sonila Meço: Jemi 7 ditë me vonesë dhe po shemben ndërtesat. Jeni vonë zonja Voda.

Rovena Voda: “Harresa është gjithmonë e dëmshme që ditën e parë që ndodhi fatkeqësia tek operacionet e kërkim shpëtimit. Në kohë kemi humbur ditë nga verifikimi në terren por shpëtimi i jetëve të njerëzve ishte primare.”

Sonila Meço: Nga 21 shtatori është kohë e humbur deri në 26 nëntor? E ndjeni se keni pasur neglizhencë?

Rovena Voda: “Nuk di saktësisht se cili ka qenë numri total i ndërtesave  që duheshin verifikuar, sa janë verifikuar dhe sa kanë mbetur pa verifikuar. Që të bëjmë një analizë shkak pasojë sepse nuk i ma shifrat.

/Ora News

Flash Lajme