Sizmiologu Rrapo Ormeni, lidhur me situatës pas tërmetit, hotë se shteti shqiptar duhet të bëjë kushte më të forta ndërtimi. Sipas tij, ka ardhur koha që Shqipëria të ketë kodin e ri.

Në studion e emisionit “360 gradë” Oreni sqaroi ecurinë e tërmeteve sipas magnitudës.

Deklarata e plotë

Sa herë që ka rënë tërmet ka vepruar shteti. Tani që po bie tërmet duhet të veprojë shteti që të bëjë kushte më të forta. Pse duhet të bëjë? Sepse ne kemi një histori me tërmet. Kemi historinë e tërmeteve të regjistruara nga ana instrumentale që më i madhi është 6.9 i Shkodrës. Ne nuk dimë tërmetet historikë. Në 1273 Durrësi është rrafshuar. Kjo tregon që aty mund të ketë pasur një tërmet të madh, më të madh sesa këta që kemi regjistruar. Një tërmet 6 përsëritet në 30 vjet, një tërmet 6.5 përsëritet në 100 vjet. Një termët 7 përsëritet në 300-500 vjet, por një tërmet 7.1 përsëritet në 1 mijë vjet. Në Durrës në atë kohë mund të ketë rënë një tërmet 7.1. kështu që ne duhet të ndërtojmë kode të forta. Duhet të ndërtojmë këtë për hir të të ardhmes. Është rasti që duhet të ndërtojmë kodin e ri shqiptar.

Flash Lajme

Më të lexuarat