Shqipëria merr sot Presidencën e OSBE-së dhe sipas rregullit të vendeve anëtare, kryeministri Edi Rama  do të jetë kryetar për vitin 2020. Sipas rregullores së OSBE, kryesimin e merr Ministri i Jashtëm dhe këtë funksion në Shqipëri e kryen vetë Kryeministri në kushtet kur Gent Cakaj, Ministri për Evropën nuk është dekretuar nga Presidenti dhe konsiderohet “ministër në detyrë”.

Për këtë arsye, Rama do të shkojë sot në Sllovaki, në Bratislavë, ku do t’i dorëzohet detyra. Lajmin e bëri vetë të ditur në mbledhjen e jashtëzakonshmë të qeverisë.

Unë duhet të iki pas pak, sepse është dhe një histori tjetër që fillon për mua dhe për Gentin: Shqipëria merr Presidencën e OSBE, do të kem dhe një ngarkesë plus, atë të Chairman Office për të drejtuar OSBE-në dhe duhet të shkoj sot në Bratislavë për të marrë detyrën.

Pastaj, direkt nesër, duhet të shkoj në Stamboll, në takimin që ka organizuar Presidenti Erdogan me investitorë dhe biznesmenë ku do të kem një panel të veçantë për adresuar këtë, ndërkohë që do të kemi dhe një konferencë donatorësh të rajonit lindor dhe unë kam kërkuar e besoj se do të kthehem me çadra me vete. Besoj,”- tha Rama.

Flash Lajme