Shqiptarët vazhdojnë të largohen nga vendi i tyre. Anglia dhe Irlanda mbeten ndër destinacionet më të preferuara. Jo pak shqiptarë rrezikojnë jetën për të mbërritur në këto vende. Një ditë më parë, mediat irlandeze raportuan se kanë deportuar 23 shqiptarë dhe gjeorgjianë që kishin kërkuar azil në vendin e tyre.

Por sapo u raportua për këtë lajm, policia njoftoi se ka zbuluar tetë shqiptarë në një anije mallrash.

Sipas Irish Times, shqiptarët janë deportuar menjëherë në Francë, pasi u vlerësua statusi i tyre migrator.

Shqiptarët nuk u lejuan të zbrisnin në tokë dhe u kthyen mbrapsht me një traget për në Francë ku ishin regjistuar fillimisht si refugjatë.

Flash Lajme

Më të lexuarat