Trafik i rënduar në dalje të Tiranës, më saktë pranë qendrës tregtare TEG.

Siç shihet në videon e mëposhtme, radha e gjatë e automjeteve lëvizin në drejtim të Elbasanit dhe juglindjes së vendit.

Kaosi në trafik ka sjellë irritimin e përdoruesve të automjeteve, ndërsa fakti që edhe dita e nesërme është pushim zyrtar ka bërë që shumë familje të Tiranës të largohen nga kryeqyteti.

Flash Lajme