Një tjetër pallat është shpallur i pabanueshëm, si pasojë e dëmtimeve që ka marrë nga tërmeti i fuqishëm 6.3 ballë, i 26 nëntorit.

Pallati ndodhet në rrugën Besnik Sykja në Tiranë.

Siç shihet edhe në foto pallati është rrethuar nga një shirit dhe në hyrje të tij është vendosur një tabelë ku sipas vendimit të Institutit të Ndërtimin në këtë pallat ndalohet hyrja.

Sipas ekspertëve shkak e shpalljes së kësaj ndërtese të pabanueshëm është fakti se kati i parë është ndërtuar totalisht për dyqane.

Ky nuk është pallati i parë që shpallet i pabanueshëm në Tiranë, përgjatë këtyre ditëve ekspertimi edhe dhjtera ndërtesa të tjera janë shpallur të pabanueshëm si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit. Kujtojmë se një ndër ta është edhe pallati në zonën e “Astirit” që u shpall i pabanueshëm duke lënë në qiell të hapur me dhjetra familje.

Flash Lajme