Ikona e skenës shqiptare, Vaçe Zela nga sot është materializuar nga skulptori Arben Bajo, në një shtatore bronzi me lartësi 2 metra në qendër të qytetit të Lushnjës.

Nderime për Artisten e Merituar, 12 herë fituese e festivalit të këngës.

Në një bust bronzi dy metra të lartë, mbretëresha lushnjare qëndron ulur, këmbë mbi këmbë, me kitaren në dorë, dhe duke i bërë njerëzit që kalojnë atypari të këndojnë nëpër dhëmbë “O moj e bukur Arbëri”.

Është këngëtarja e madhe e gjithë Shqipërisë, Vaçe Zela, që prej dy vitesh, nën idenë e këngëtarit lushnjar Luan Manahasa, Bajo  ka punuar për bërjen e bustit vendosur në qendër të Lushnjes, me rastin e festimeve të 100 vjetorit të Kongresit të Lushnjës.

Iniciativa e Luan Manahasës u mbështet nga biznesmenë dhe qytetarë lushnjarë, për të realizuar këtë vepër gjigande edhe në aspektin monetar.

Tani lushnjarët do të kenë Vaçen e tyre. Shqiptarët që do të vizitojnë Lushnjen, patjetër do të ndalen te ky monument.

Për Luan Manahasën, që dje ka zgjedhur të pozojë pranë bustit të Bronzit që iu përkushtua këto dy vjet, ka vetëm një fjalë “Vaçe, u kry”.

Flash Lajme

Më të lexuarat