Parlamenti mbetet me 140 deputetë, bie sistemi spanjoll

Janë publikuar në faqen e Kuvendit propozimet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Projektligji, duket se nuk formulon kërkesat e bëra nga “Populli”, shoqëria civile, subjekte politike etj.

për një parlament me dy dhoma, por do të mbetet me 140 deputetë.

Në variantin e ri janë riparë disa nene, të cilët kryesisht lidhen me aspekte teknike të dizajnimit të fletëve të votimit, apo mënyrën se si do të menaxhohet sistemi i numërimit të votave nga KZAZ-të deri në KQZ. Por, ajo çka është më e rëndësishme, është fakti se projektligji i ri do të marrë në konsideratë votat e fituara nga subjekti i një partie politike vetëm në bazë të numrit të votave të vlefshme që kanë marrë. Ndryshe nga kodi i vitit 2008, i cili përcaktonte se ankimimi i rezultatit zgjedhor do të kryhej mbi bazën e pragut prej 3 për qind dhe koalicionet që kanë marrë më pak se 5 për qind të votave të vlefshme në zonën zgjedhore përkatëse. Ndërkohë që formula e re parashikon që ankimimi do të marrë parasysh numrin e mandateve të fituara në zgjedhje.

Neni 74: Zona zgjedhore për Kuvendin

Ishte: 1. Zona zgjedhore përputhet me territorin e qarkut dhe shërben si njësi zgjedhore për zgjedhjen e një numri të caktuar mandatesh, sipas rregullave të përcaktuara në këtë Kod. 2. Kufijtë administrativë të qarqeve vendosen me ligjin për ndarjen administrative e territoriale të Republikës së Shqipërisë.

Bëhet:Territori i Republikës se Shqipërisë përben të vetmen zonë zgjedhore, e cila shërben për te zgjedhur 140 mandate te Kuvendit, sipas rregullave të përcaktuara në këtë Kod”.

Formula e mandatave

Kleçka e këtij projektligji qëndron te formula e zgjedhjes së deputetëve dhe fakti që të vetmit që do të preken do të jenë partitë e vogla. Në Kodin zgjedhor të vitit 2008, formula e zgjedhjes së një deputeti ishte e tillë, që:

“Numri i votave të vlefshme në nivel zone zgjedhore të secilit subjekt pjesëtohet në mënyrë të vazhdueshme me numra natyrorë të njëpasnjëshëm, të quajtur pjesëtues, duke filluar me numrin 1 dhe duke përfunduar me numrin natyror që i korrespondon numrit të mandateve që shpërndahen në zonën zgjedhore përkatëse. Hapi nga njëri pjesëtues tek tjetri është. Në rast se herësi që përftohet nga pjesëtimi është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt”.

Neni 162

Ishte: 2. Numri i votave të vlefshme në nivel zone zgjedhore të secilit subjekt pjesëtohet në mënyrë të vazhdueshme me numra natyrorë të njëpasnjëshëm, të quajtur pjesëtues, duke filluar me numrin 1 dhe duke përfunduar me numrin natyror që i korrespondon numrit të mandateve që shpërndahen në zonën zgjedhore përkatëse. Hapi nga njëri pjesëtues tek tjetri është 1. Në rast se herësi që përftohet nga pjesëtimi është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt.

Bëhet:Numri i votave te vlefshme te fituara nga secili prej subjekteve zgjedhore pjesëtohet me numrin e përgjithshëm të votave të vlefshme të fituara nga të gjitha subjektet zgjedhore, dhe rezultati shumëzohet me numrin e përgjithshëm të mandateve të Kuvendit. Secili prej këtyre subjekteve zgjedhore, përfiton një numër mandatesh të barabartë me numrin e plotë që rezulton nga përllogaritja e mësipërme. Pas kësaj përllogaritjeje, numri i mandateve që mbeten pa u shpërndarë, u jepen subjekteve zgjedhore me mbetjet dhjetore më të mëdha. Në rast se mbetjet dhjetore për mandatin e fundit, janë të barabarta, mandati i jepet subjektit që ka numrin me të madh të votave, dhe nëse ata kanë numër të barabartë votash, atëherë ai caktohet me short. Shorti hidhet publikisht në KQZ, në prani të subjekteve të interesuara.

20200123092210projektligj Për Disa Shtesa Dhe Ndryshime Në Ligjin Nr. 10019, Datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor… by Erjon Dervishi on Scribd

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All