Pas daljes nga SPAK, kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, është rrethuar nga gazetarët. Duket se, i zënë ngushtë, kryebashkiaku nuk ka dashur t’u kthejë asnjë përgjigje gazetarëve, madje duke i kundërshtuar që të largoheshin i ka ikur edhe zëri.

“Nuk kam koment. Komentet i lashë në Prokurori. E ka në dorë drejtësia këtë punë. Ik tashi. Do kemi kohë të flasim,”-tha Alla teksa pyetej nga gazetarët.

Më shumë detaje ka dhënë avokati i tij mbrojtës, Petrit Ismaili, i cili tha se videoja ishte një montazh dhe se e vërteta do të dilte në pah.

“Nuk dha asnjë deklarim në SPAK. Do sqarohet situata. Videoja është e paqartë. Është montazh, nuk duhet fare,”-është shprehur avokati duke mbajtur versionin e klientit të tij në daljet publike.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All