Tre shqiptarë janë arrestuar në Angli, mes tyre dy vëllezër pasi akuzohen për kontrabandimin e 7 milionë paund në më shumë se 80 fluturime.

Mediat raportojnë se dy vëllezërit shqiptarë Gjelosh Kolicaj, 37 vjeç, dhe Jak Kolicaj, 47 vjeç organizuan udhëtimet për 4 persona të tjerë, që vepronin si korrierë duke transportuar sasi të mëdha parash.

Grupi ka bërë 80 fluturime nga mesi i nëntorit 2016 deri në janar 2018, me një intinerar nga Belgjika në Greqi dhe më pas në Shqipëri.

Drejtësia e shtetit anglez dënoi Jak Kolicaj me 8 vite burg, Gjelosh Kolicaj 6 vite burg dhe shqiptari tjetër, Faton Syberi me 2 vite e 5 muaj burg.

/Ora News

Flash Lajme