Ideja për zgjerimin e Bashkimit Europian me anëtarë të tjerë, është kundërshtuar fort nga vendet e unionit.

Megjithatë njerëzit në vendet kadidate, e vlerësojnë pozitive futjen në BE.

Të dhënat e sondazhit të fundit të euro-barometrit, të kryera nga Komisioni Europian, tregojnë se 93% e shqiptarëve e duan anëtarësimin dhe vetëm 1 % janë shprehur kundër.

Ndërsa në Serbi 42% janë pro anëtarësimit, 22% mendojnë se nuk është një gjë e mirë, kurse 28% janë të lëkundur.

Përsa i përket vendeve të tjera kandidate, 58% e maqedonasve, 45% e malazezëve dhe 35% e turqve, e vlerësojnë pozitivisht anëtarësimin.

Ndër vendet e unionit me mbështetjen më të madhe rezulton Spanja me 71%, ndërsa më skeptike është Austria me 58% të qytetarëve që mbështesin anëtarësimin.

Flash Lajme