Kryeministri Edi Rama do të mbledhë mëngjesin e së dielës kabinetin qeveritar në një takim informal në qytetin e Elbasanit.

Bëhet e ditur se në këtë takim do të jenë të pranishëm ministrat e shkarkuar nga detyra dhe ministrat e rinj.Në takim pritet që  të diskutohet për reformat e kryera dhe prioritetet e këtij viti.

Të pranishëm në mbledhjen me ministrat do të jenë edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Flash Lajme