Studentët e universiteteve publike në të gjithë vendin, vijojnë sot protestën e tyre për plotësimin e tetë pikave të kërkesës së tyre.

Ndërkohë që prej disa ditësh në rrjetet sociale ata u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i mbështesin në kauzën e tyre, pasi ata nuk protestojnë vetëm për veten por për të gjithë qytetarët.

mbrëmë studentët kanë shpërndarë dhe fletëpalosje dhe kanë dorëzuar ftesën në qindra shtëpi në kryeqytet.

Studentët janë shpërndarë në lagje të ndryshme dhe u kanë dorëzuar ftesën qytetarëve të tjerë, që t’ju bashkohen kauzës së tyre.

Ndryshe nga ditët e para ku studentët nuk lejuan banorët e “Astirit” në protestë, këtë herë manifestimi do të jetë i hapur për të gjithë, përveç partive politike.

Flash Lajme