15 vjet pas tragjedisë se 9 janarit, ku humbën jetën 28 persona, familjarët e viktimave bënë homazhe në qytetin bregdetar të Vlorës.

Në kërkim të drejtësisë, prej vitesh ata akuzuan strukturat shtetërore se trupat e fëmijëve të tyre janë lënë në mes të detit.

Për këtë arsye ata kërkojnë dënimin e fajtorëve dhe kalimin e ngjarjes, tek gjykata e krimeve të rënda.

Sipas tyre të mbijetuarit dhe viktimat nuk mund të trajtohen si kriminelë për shkak se tentuan të emigronin në Itali për një jetë më të mirë. Ndërkohë që kriminelët janë pjesëtarët e strukturave qendrore dhe lokale të policisë së shtetit.

“Ngjarja për ne është e zbardhur. Ne na i ka vrarë shteti. Nëse ka drejtësi duhet të hyjnë në burg. SPAK, BKH ta marrë këtë çështje në dorë dhe mos i lënë këto familje të veshura në zi”, tha një familjar.

Sipas familjarëve dhe pse në atë kohën u shkarkuan, sot një numër i zyrtarëve të akuzuar janë në detyra kyçe dhe shpresat i kanë tek vetingu.

Flash Lajme