Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur me unanimitet që të pezullojë nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Fierit Roland Hysi. Gjatë mbledhjes anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, shprehën vendosmërinë për të luftuar pa asnjë kompromis çdo akt apo sjellje që  diskrediton rëndë figurën e gjyqtarit.

Gjyqtari Hysi akuzohet për veprat penale: “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë të drejtësisë”, si dhe për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtojnë funksione publik”. Po ashtu, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për psikologen Elona Meçani, e cila ka marrë 500 euro të tjera për një gjyqtar tjetër, që në video thuhej se ishte Taulant Banushi, në mënyrë që ky i fundit të mos zvarrisë seancat në gjykatën e Apelit.

Flash Lajme