Një shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane pasi në garazhin e tij u gjet plot 830 kg drogë, prej të cilave 564 kg marihuanë dhe 266 kg hashash, me vlerë mbi 2 milion Euro.

Mediat italiane raportojnë se gjithçka nisi pasi një person anonim njoftoi policinë, i cili i tha se një njeri i armatosur ishte duke ecur me një automjet ngjyrë gri në zonën e Montebello.

Pas telefonatës karabinierët kanë shkuar në vendngjarje dhe kapën në flagrancë shqiptarin, i cili po fuste makinën në garazhin e tij në rrugën Ebat, ku ishte dhe droga. Gjatë kontrollit të ushtuar në automjetin e tij, iu gjet një pistoletë lodër.

Arma lodër i kushtoi shqiptarit shumë, pasi ishte ajo arsyeja që një person telefonoi policinë.

Flash Lajme