Juristi Çlirim Gjata e ka cilësuar si film dhe jo si një operacion policie atë të dorëzimit të Klement Balilit. I ftuar në studion e “Mbrëmja ABC” , tha se provat dhe dëshmitë ndaj Balilit, deri më tani nuk janë të faktuara dhe se çështja do të vijojë duke shtyrë hetimet.

Nga ana tjetër, Gjata u shpreh gjithashtu se Balili mund edhe të lirohet për mungesë provash.

”Ne kemi të bëjmë me një film dhe jo me një operacion. Ai doli nga shtëpia ku u takua dhe u përqafua dhe nuk pamë asnjë polic aty vetëm gazetarë. Unë nuk e di pse nuk i bëjnë gazetarët policë?! Kushti ka qenë i tillë se dorëzohu se na duhesh në këtë situatë të vështirë politike. Akuzat janë dhe mund të jenë super të rënda sa janë provat. Provat, fakti, dëshmitë deri më tani nuk janë të faktuara. Ekziston vetëm një dosje. Kjo çështje e tij do të vijojë duke shtyrë hetimet. Deri më tani kemi biseda mes kolegësh sepse ai pret të lirohet për mungesë provash”, u shpreh mes të tjerash Gjata.

Flash Lajme