Interpol Tirana ka esktraduar gjatë 24 orëve të fundit dy shtetas që akuzohen për krime kundër personit.

Interpol Tirana ekstradoi drejt Italisë, shtetasin në kërkim ndërkombëtar A.Rr., 23 vjeç, banues në Shkodër.

Gjykata e Cuneo, Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit me burg për veprat penale “Vrasja dhe vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Po kështu, Interpol Tirana ekstradoi nga Franca, shtetasin K.S., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 6 vjet burg për veprën penale, “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Interpol Tirana vijon punën në bashkëpunim të ngushtë me homologët për identifikimin dhe kapjen e personave të shallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.

Flash Lajme